ILUSTRIM - Dy doktorë/ infermierë të pajisur me veshjet speciale për t'iu shmangur infektimit me COVID-19, Foto:KALLXO.com

Qeveria shmang diskutimin për shtesat e stafit shëndetësor

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka kërkuar  që të tërheqet pika e 6 të e rendit të ditës për shtesat prej 300 euro për punëtorët shëndetësorë.

“Ne kemi bërë një propozim-vendim por megjithatë na nevojiten konsultime shtesë me ministrin e Shëndetësisë për të përcaktuar qartë kriteret se kush do të jetë përfitues i kësaj shtese. Edhe ashtu këtë muaj është bërë vonë që të merren këto shtesa”, tha ajo

“Ne do të zotohemi bashkë me ministrinë që muajin tjetër shtesat të paguhen retroaktiv për korrikun dhe për gushtin. Nëse ka mundësi e lëmë për javën tjetër”, shtoi ministrja.

Më pas, kryeministri Avdullah Hoti tha se mbledhja do të vazhdojë pa pikën e 6 të rendit të ditës.

Mbledhja e Qeverisë

Mbledhja e Qeverisë

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 22 juillet 2020