Ilustrim

Qeveria shkarkoi Bordin e ShSKUK-së, emëroi Bordin e ri

Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka aprovuar vendimin për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës për arsye se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme të përcaktuara me Statutin e SHSKUK-së dhe ka dështuar në arritjen e objektivave.

Me po të njëjtin vendim Qeveria ka emëruar Bordin e Ri në përbërje Dr. Agreta Gecaj- Gashi – Qendra Klinike Universitare e Kosovës; Dr. Aida Rexhepi– Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës; Dr. Xhevat Jakupi – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike; Dr. Diana Dafota – Spitali i Përgjithshëm Gjakovë – Në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore; Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor; Dr. Mirsad Shkreta – Ministria e Shëndetësisë; Një (1) ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.

Kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat 1 vjeçar të cilin e pason me radhë në vitin e dytë përfaqësuesi i QKUK dhe në vitin e tretë përfaqësuesi i QKSUK.