Albin Kurti - Foto: ZKM
Qeveria shfuqizon ndalimin e hyrje-daljeve në komunat e Malishevës, Klinës dhe Vitisë
03.5.2020 - 14:47
Qeveria në detyrë e Kosovës, me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike) të 28-të, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë Nr.01/09 të datës 13.03.2020 dhe vendimit Nr.01/10 të datës 14.03.2020.
Ndryshimet dhe plotësimet e miratuara do të shfuqizojnë pjesët e vendimit që ndalojnë hyrje-daljet në komunat e Klinës, Vitisë dhe Malishevës, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Vendimi është miratuar me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe obligon të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e tij.