Qeveria Kurti II

Qeveria: Protesta ishte e qetë përkundër përpjekjeve për eskalim

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, pas përfundimit të protestës së organizuar nga Partia Social Demokrate, ka reaguar me një postim në “Facebook”.

Kryeziu ka shkruar se përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore.

“Përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore. Për këtë i falënderojmë organet e rendit për profesionalizmin dhe durimin”, ka shkruar ai.

Tutje Kryeziu ka falënderuar qytetarët për mbështetje ndaj qeverisë.

“Gjithashtu i falënderojmë qytetarët për mbështetjen ndaj qeverisë, teksa po angazhohemi që të zbusim sa më shumë ndikimin tek ta të krizës globale energjetike”, ka shtuar Kryeziu.