Qeveria pritet të miratojë masa të reja kundër COVID-19

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje në të cilat do të miratohen masat e reja kundër COVID-19, pas rritjes së numrit të rasteve pozitive.

Gastronomia pritet të jetë e hapur deri në orën 21:00 ndërsa ora policore do të fillojë nga ora 22:00 deri në orën 05:00 në mëngjes.

Shefi i kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë, Kujtim Salihu, thotë për KALLXO.com se pritet që për pak orë kryeministri të dalë në një konferencë për media dhe të tregojë rreth masave të reja anti-COVID.

KALLXO.com merr vesh se ora policore do të fillojë nga ora 22:00 deri në orën 05:00, ndryshe nga masat e fundit kur ora policore fillon në orën 24:00, si dhe gastronomia pritet të lejohet deri në orën 21:00

Paralajmërim për ndryshim të masave është bërë edhe dje nga ana e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Numri i rasteve pozitive në nivel vendi brenda një dite është duke kaluar shifrën mbi 2 mijë persona, përderisa 12 mijë e 396 raste aktive janë aktualisht në Kosovë.

Sipas IKShPK-së të gjitha rastet e fundit janë të infektuara me “Omicron”.

IKShPK: Pothuasje të gjitha rastet e ditëve të fundit janë me Omicron