Qeveria pritet të marrë masa të reja lidhur me COVID-19

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sontme të saj nga ora 20:00, pritet të marr disa vendime.

Në rendin e ditës, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, mes tjerash është shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për shqyrtimin e disa vendimeve të Qeverisë lidhur me infeksionin COVID-19.

Në rend të ditës është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit me të cilin Qeveria e Kosovës vendos Organizatën Globale Terrosite “Hezbollah”, krahun e saj politik dhe atë ushtarak, ta shpallë si organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosoëvs (MPJD).