Foto: ZKM

Qeveria pritet të anulojë vendimin që favorizonte biznesin e nënkryetarit të AAK-së dhe drejtorit të Shpend Ahmetit

Qeveria e Kosovës pritet ta anulojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për normën e akcizës për cigaret e prodhuara në Kosovë.

Një nga pikat e rendit të ditës të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës që është paralajmëruar të mbahet të premten është edhe anulimi i vendimit të Qeverisë Haradinaj, që është marrë në tetor të 2018.

Në këtë vendim ishte shtuar një pikë që e rregullonte përllogaritjen e normës së akcizës për cigaret që prodhohen në Kosovë.

Kjo normë përllogaritet duke përdorur metodën sipas vlerës  dhe përllogaritja bëhet me çmim të shtijës me pakicë me normë 30% në vlerën shitëse me pakicë.

Qeveria Kurti pritet të shfuqizojë edhe koncept-dokumentin për ndryshimin e politikave bujqësore për prodhimin e duhanit dhe cigareve në Kosovë, që po ashtu është miratuar nga Qeveria Haradinaj. Ky koncept dokument i ka hapur rrugë vendimit që favorizonte prodhimin e duhanit në Kosovë.

Vendimi për anulimin e kësaj e prek dy njerëz që merren me politikë, njërin të AAK-së e tjetrin të PSD-së.

Ish këshilltarin e kryeministrit Ramush Haradinajt, Gazmend Abrashin dhe drejtorin e Komunës së Prishtinës, Genc Bashotën që udhëheq me Drejtorinë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Abrashi dhe Bashota janë 2 nga 3 aksionarët e kompanisë “Premium Tobacco Group sh.p.k”, fabrikës se vetme në Kosovë që merret me prodhimin e cigareve.

Aksionarët e Kompanisë Premium Tobacco Group

Kjo është edhe e vetmja kompani në Kosovë që merret me prodhimin e duhanit.

Abrashi dhe Bashota tani janë aksionar dhe pronarë të kësaj kompanie e cila e ka vazhduar aktivitetin e fabrikës së duhanit “Bozhuri” në komunën e Gjilanit.

Abrashi ka 92% të aksioneve në këtë kompani. Genc Bashota ka 4% të aksioneve si dhe bashkëpronari tjetër është Shkëzen Bashota me 4% aksione poashtu.

Drejtori i Shpend Ahmetit aksionar në biznesin e duhanit