Mbledhja e Qeverisë. Foto: MKRS

Qeveria premton sigurime shëndetësore për viktimat e dhunës seksuale të luftës

Qeveria në detyrë e Kosovës ka premtuar se do të mundësojë sigurimet shëndetësore për viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë.

Kështu ka deklaruar në seancën e sotme të Kuvendit, ministrja e Financave Hykmete Bajrami.

“Sapo mora një telefonatë nga Zyra e Kryeministrit. Më thanë që sigurimet shëndetësore do të bëhen nga mallrat dhe shërbimet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Nuk ka nevojë për kod të veçantë. Premtimi po ju them që është ky”, tha ajo në Kuvend.

Ky premtim erdhi pasi deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, kërkoi që të mundësohen këto sigurime, kur po diskutohej për buxhetin e vitit 2021.

“Nuk po kërkojmë buxhet shtesë, ky buxhet është në mallra për shërbime, është i caktuar kodi dhe ku merren mjetet”, tha ajo.