Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qeveria pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Jemi të përkushtuar për ruajtjen e sigurisë në tërë territorin e Republikës 

Situata e sigurisë në Republikën e Kosovës pas fillimit të zbatimit të vendimit për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë, ka qenë tema që është diskutuar në mbledhjen urgjente të mbajtur në orët e vona të ditës së sotme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

“Në veçanti u diskutua koordinimi i mëtejmë i veprimeve strategjike në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend. Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të bërë pas këtij takimi, i cili është kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.