Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qeveria obligon shtetasit rusë të pajisen me vizë për leje qëndrim në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të obligojë shtetasit rusë për pajisje me vizë për leje qendrim në Kosovë.

Liza Gashi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme ka thënë se një vendim i tillë kontribuon në ruajtjen e sigurisë rajonale dhe globale.

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë e cila po mbahet sot.

Shumë qytetarë, burra rusë po largohen nga vendi pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin kërkoi mobilizimin e qytetarëve për të luftuar në Ukrainë.

Ndërkohë të premten, Putin ka zyrtarizuar aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës.

Putin zyrtarizon aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës