Qeveria obligon bartjen e maskës jashtë shtëpive

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që të gjitha qytetarët të bartin maska për fytyrë në të gjitha aktivitetet jashtë objekteve të tyre të banimit si dhe të mbajnë distancë fizike 2 metra.

Gjithashtu me këtë vendim, Qeveria obligon të gjitha institucionet publike dhe private që të mbajnë dezinfektant për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme, në hyje të objekteve.

Po ashtu, Qeveria ka obliguar organet kompetente që të ushtrojnë kontrolla rigoroze me qëllim ta zbatimit të këtyre masave.

Vendimi ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit të tij.