Qeveria e Kosovës, Foto: Albin Kurti Facebook

Qeveria: Nuk përkrahim tërheqjen e mjeteve nga Fondi Pensional

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nuk e përkrah nismën legjislative të Kuvendit të Kosovës për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale që ka të bëjë me tërheqjen e një sasie të caktuar të parave.

Ekzekutivi ka thënë se tërheqja e mjeteve nuk ndihmon kategoritë në nevojë pasi që përqindja e tyre në Fondin Pensional është e ulët.

“Qeveria ka dhënë mendimin për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, që nuk e përkrahë këtë nismë legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës është afër qytetarëve, për të ndihmuar përmes rishpërndarjes, rritjes së punësimit, rritjes së mbështetjes në skemat sociale, për fëmijët, gratë dhe të rinjtë, si dhe për fermerët e ndërmarrësinë e vogël e të mesme. Tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë, pasi që edhe vet përqindja e fondit pensional të tyre është e ulët. Me kursimin e pleqërisë nuk duhet abuzuar dhe veprimin e tillë, duhet konsideruar si të mangët”, njofton Qeveria.

Qeveria e Kosovës sonte ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar pesë vendime.

Tjetër mësymje parave të Trust-it, si shkoi nisma e vitit 2020