Foto: ZKM

Qeveria nis procedurat për hapjen e misionit diplomatik në Izrael

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot takoi ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj.

Siç ka njfotuar ekzekutivi kosovar, takimi ishte konsultativ, ku edhe u dha pëlqimin që Presidenti i vendit të bëjë kërkesën për hapjen e misionit diplomatik në Izrael.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot në një takim konsultativ me Ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dha pëlqimin e tij për të dërguar te Presidenti kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael. Kryeministri theksoi se Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vie si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, thuhet në fund të njoftimit.

Izraeli njohu Kosovën më 4 shtator, kur Kosova dhe ShBA lidhjen një marrëveshje të zotimeve për normalizimin e raporteve ekonomike në mes Kosovës dhe Serbisë. Me këtë marrëveshje, Kosova është zotuar që ambasada ta ketë selinë në Jerusalem.

Izraeli: Vendosja e ambasadës së Kosovës dhe Serbisë në Jerusalem, hap drejt paqes

www.kallxo.com