Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qeveria nesër e prezanton programin në Kuvend

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë nesër me fillim prej orës 10:00 ku pritet që kryeministri Albin Kurti të prezantojë programin qeverisës për vitet 2021-2025.

E vetmja pikë e rendit të ditës së Kuvendit është prezantimi i programit qeverisës.

Kjo qeveri erdhi në detyrë në mars të këtij viti, ndërsa programi i saj do të prezantohet para deputetëve rreth 2 muaj më vonë.

KALLXO.com do të transmetojë drejtpërdrejt seancën e nesërme.