Qeveria në kërkim të kredive për luftimin e pandemisë

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se është duke punuar për të gjetur burime shtesë të financimit në luftën kundër pandemisë Koronavirus.

Para disa javës, Qeveria e Kosovës ndau fillimisht një shumë prej 10 milionë euro për ta luftuar Koronavirusin, ndërësa tani është duke kërkuar edhe burime shtesë të marrjes së kredisë deri në 70 milionë euro

“Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë së Financave është duke punuar intenzivisht në gjetjen e burimeve shtesë të financimit. Përveç alokimit fillestar të shumës prej 10 milionë eurosh për Ministrinë e Shëndetësisë, është duke u negociuar edhe financim shtesë nga Banka Botërore (deri në masën e 70 milionë eurove)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Qeveria ka njoftuar se kanë dorëzuar kërkesën më Fondin Monetar Ndërombëtar (FMN) për kredimarrje prej 52 milionë euro.

“Është dorëzuar kërkesa në FMN për kredi marrje nga instrumenti i shpejtë financiar në masën e 52 milionë eurosh; është kërkuar kredi në shumën e 35 milionë eurove nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës; është dërguar kërkesë zyrtare për mbështetje në Ministrinë Gjermane Për Zhvillim e Bashkëpunim; dhe është premtuar mbështetje edhe nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.