Qeveria në detyrë vazhdon avazin, edhe rreth 58 mijë euro për rezidencën Rugova

Ndonëse në detyrë dhe me rezerva të shpenzuara, Qeveria e Kosovës ka ndarë 58 mijë euro për 12 punëtorët e rezidencës “Ibrahim Rugova”.

Këtë vendim, Qeveria në detyrë e mori në mbledhjen e sotme.

“Për nevojat e pagesës së dymbëdhjetë punonjësve të angazhuar në Rezidencën “Ibrahim Rugova” për vitin 2020, qeveria ka ndarë mjetet në vlerë 57,944 (pesëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e katërdhjetë e katër) euro”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kjo nuk është hera e parë që Qeveria e Kosovës ndanë para për këtë rezidencë.

57 mijë euro ishin ndarë edhe në muajin maj të 2019 nga Qeveria për këtë rezidencë.

Për 7 muaj Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 117 mijë euro për rezidencë.

Rezidenca Presidenciale Ibrahim Rugova në Velani ka të angazhuar 12 punëtorë me kontratë mbi vepër, ku shtatë prej tyre janë të angazhuar në pozitën e rojës, dy mirëmbajtës, dy ciceronë dhe një zyrtar për protokoll.

Ministria e Kulturës nuk tregon nëse do hapet konkurs për 12 punëtorët e Rezidencës Ibrahim Rugova në Velani

Edhe në tetor të 2017 ishte ndarë e njëjta shumë si sot, 57 mijë e 944 euro.

Qeveria, 28 Mijë Euro për Rezidencën e Rugovës në Velani