Qeveria në detyrë sistemon disa ish-sekretarë të ministrive

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për transferimin e disa ish-sekretarëve të Ministrive nëpër pozita të reja.

Betim Reçica, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës është transferuar  në pozitën e kryeshefit në Agjencinë Kosovare të Standardizimit në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Arton Berisha, ish-sekretar i përgjithshëm në ish-Ministrinë e Administratës Publike është transferuar  në pozitën e drejtorit të përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike;

Kushtrim Cukaj, ish-sekretar i përgjithshëm në ish-Ministrinë e Integrimeve Evropiane është transferuar  në pozitën e kryeshefit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë;

Ndërsa, Hajriz Koca, ish-sekretar i përgjithshëm në ish-Ministrinë e Inovacionit është transferuar  në pozitën e kryeshefit në Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Gjithashtu me dy vendime të veçanta iu është vazhduar mandati edhe për një periudhë tjetër 4 vjeçare, Ekrem Kastratit si Kryeinspektor i Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Fatos Qerimit si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit