Qeveria në detyrë ndan 665,210 euro shtesë për pagesën e sigurimit kufitar

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë para shtesë për pagesën e primit bruto të sigurimit kufitar për periudhën 1 gusht 2020 deri 31 dhjetor 2020.

Ekzekutivi ka njoftuar se shuma e mjeteve të ndara është 665,210 euro.

“Qeveria po ashtu ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve shtesë financiare në shumën 665,210.00 për pagesën e primit bruto të sigurimit kufitar për periudhën 1 gusht 2020 deri 31 dhjetor 2020”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Sipas njoftimit, këto mjete do të paguhen nga Thesari në llogarinë e veçantë të Byrosë Kosovare të Sigurimit.