Qeveria në detyrë emëroi dy borde të përkohshme

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme elektronike ka emëruar dy borde të përkohshme.

Ndërmarrja Publike “KRU Mitrovica Sh. A.” dhe “KRU Gjakova Sh. A.” do të menaxhohen nga borde të përkohshme.

Sipas komunikatës së Qeverisë së Kosovës, në Bordin e Ndërmarrjes Publike “KRU Mitrovica”, kryesues do të jetë Bahri Kalludra, ndërsa anëtarë të bordit të drejtorëve do të jenë Destan Rrahmani, Riza Shala dhe Besim Shyti.

Ndërsa në Ndërmarrjen Publike “KRU Gjakova”, kryesues i bordit është emëruar Burim Shala, ndërsa anëtarë të bordit janë emëruar Mirsad Duraku, Vilson Dura dhe Gardalin Shtavica.

Bordi i Ndërmarrjes Publike “KRU Gjakova” ishte shkarkuar në maj të këtij viti gjatë qeverisë Kurti dhe ishte emëruar një bord i përkohshëm në atë kohë.

Edhe tani, përsëri është emëruar bordi i përkohshëm.

Njëjtë kishte ndodhur edhe me Bordin e Ndërmarrjes Publike “KRU Mitrovica”

Emrat e bordit të ri të ujësjellësit “Mitrovica”