Foto: Hykmete Bajrami/Facebook

Qeveria ndërprenë pagat shtesë për punët brenda orarit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndaloj shtesat për zyrtarët shtetëror, të cilët marrin shtesa për punët e kryera brenda orarit.

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami tha kanw kwrkuar tw identifikohen kwto pagesa dhe t’i shfuqizojnw.

“Ka shumë shtesa që paguhen pa bazë ligjore. Këtë e ka rapotuar edhe Zyra Kombëtare e Auditimit. Nëpërmjet kërij vendimi, MF ka kërkuar që t’i identifikon këto pagesa dhe t’i shfuqizojnë ato”, tha Bajrami.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka lexuar emrat e tre anëtarëve të komisionit ad hoc për shqyrtimin e ankesave për procesin e rekrutimit të 4 anëtarëvë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

“Në lidhje me shyqrtimin e ankesava të palëvë, në bazë të ligjit propozojmë themelimin e komisionit ad hoc per shqyrtimin e ankesave për procesin e rekrutimit e 4 anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.  Iber Alaj – kryesues, Rozafa Ukiemraj – anëtare dhe Besim Kamberaj – anëtar”, tha Selmanaj.