Qeveria e Kosovës. Foto: Arjana Berisha, KALLXO.com

Qeveria ndau buxhet për paga dhe shtesa të tetorit për dy komuna

Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve Paga dhe Shtesa për komunat Kamenicë dhe Viti.

Ndarja buxhetore e Qeverisë është bërë për muajin tetor 2024.

Ky vendim është marrë në një mbledhje elektronike të Qeverisë së Kosovës më 01.11.2024.

Në mbledhjen paraprake të Qeverisë, më 30.10.2024, u miratua Ligji për Buxhetin për vitin 2025 me vlerë prej 3.6 miliardë euro.

788 milionë euro planifikohen të ndahen për të gjitha komunat e Kosovës.

Buxheti i vitit të ardhshëm nuk është miratuar ende në Kuvendin e Kosovës, dhe pritet të dërgohet në këtë institucion ditët në vazhdim.