Qeveria ndanë 78 mijë euro për tekste shkollore për komunitetin boshnjak dhe turk

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 78 mijë eurove për mbështetje të teksteve shkollore për lëndët nacionale të komunitetit boshnjak dhe turk në kuadër të detyrimit Ligjor për të siguruar tekste shkollore për nxënësit e klasës I-IX.

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Këto tekste kanë kaluar nëpër procedura të vlerësimit, autorët e këtyre teksteve kompensohen nga ministria ë arsimit, kjo është në linjën e politikave për mbështetje të arsimit të komuniteteve. Shuma e kërkuar do të merret nga buxheti i alokuar për tekste shkollore, andaj nuk paraqet implikime shtesë financiare”, tha ajo.

Tash e disa vite, tekstet shkollore në Kosovë janë falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën 9.