Foto: Policia e Kosovës

Qeveria ndanë 1.6 milion euro për angazhimin e policëve në kohë pandemie

Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 1.6 milion euro si shtesa për zyrtarët policor të cilët kanë qenë të angazhuar të shtuar apo orarin e zgjatur në terren gjatë kohës së pandemisë COVID-19.

Vendimi për ndarjen e këtyre parave është marrë mbledhjen e cila është mbajtur sot nga ana e kabinetit qeveritar.

“Për të realizuar kompensimin për angazhimin e shtuar në terren të zyrtarëve policor aktiv të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19, Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 1.6 milion euro”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Zyrarët e Policisë së Kosovës në kohë pandemie janë angazhuar me orare shtesë në mënyrë që të vënë rend dhe siguri gjatë kohës së pandemisë COVID-19.

Gjithashtu zyrtarët policor në bazë të ligjit për pandeminë COVID-19 mund të gjobisin qytetarët në rast se të njëjtit nuk respektojnë masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Drejtori i tanishëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti pati një debat me ish- deputeten e PDK-së Ganimete Musliu në lidhje me pagat shtesë të zyrtarëve policor që kanë qenë të angazhuar gjatë kohës së pandemisë COVID-19.

Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të mbajtur më 15 dhjetor të vitit të kaluar, Mehmeti nuk kishte pasur shifra të zyrtarëve policor që u paguan për orët shtesë në kohë pandemie.

Pagesat e orëve shtesë, u. d. drejtori i Policisë nuk i kishte shifrat para Komisionit Parlamentar

KALLXO.com pati raportuar vazhdimisht në lidhje me situatën e pandemisë dhe infektimin edhe të zyrtarëve policor me COVID-19 gjatë kryerjes së detyrave të cilat janë të përcaktuara me Ligjin dhe rregulloret e policisë.