Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Qeveria ndan nga 50 euro për zyrtarët publikë

Qeveria e Kosovës do të ndaj nga ky muaj nga 50 euro për të gjithë zyrtarët publikë.

Kështu njoftoi kryeministri i vendit, Albin Kurti të shtunën në një konferencë për media.

Ai tha se ekzekutivi që drejton ka përgatitur një pako të re për ta përballuar inflacionin.

“Sot po prezantojmë një pako të re që ka për qëllim mbështetjen e qytetarëve për tu përballur me krizën e inflacionit” – tha Kurti.

“Për zyrtarët publik do të ndajmë shtesën prej 50 eurove duke filluar nga muaji shtator kurse për punëtorët në Ndërmarrjet Publike do të ndajmë shumën e njëhershme prej 100 eurove” – deklaroi ai.

Kurti: Do t’i subvencionojmë të gjithë ata që kursejnë energjinë elektrike

www.kallxo.com