Foto: KALLXO.com

Qeveria ndan mjetet për 100 eurot e premtuara për punëtorët e sektorit privat

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike ku ka marrë vendim për ndarjen e 35 milionë eurove për realizimin e premtimit të dhënë për ndarjen e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat.

“Sipas vendimit janë ndarë 35 milionë euro për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës”, theksohet në vendim.

Në njoftimin e Qeverisë bëhet e ditur se janë ndarë po ashtu 35 mijë euro për Ministrinë e Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështjetjen e sigurisë.

Kurse, për sektorin publik paratë për shtesën prej 100 euro u ndanë më 27 prill.

Qeveria e Kosovës më 12 prill mori vendim për ndarjen e një shume prej 100 eurosh për të gjithë pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik e privat si dhe personave në skemë sociale si ndihmë.