Foto: ZKM

Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për subvencionimin e rrymës për qytetarët

Qeveria që drejtohet nga Albin Kurti ka ndarë mbi 7 milionë euro për të mbështetur edhe më tutje qytetarët për shpenzimin e energjisë elektrike.

Në njoftim, ekzekutivi kosovar tha se vendimi u mor në një mbledhje elektronike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen Elektronike në të cilën ka ndarë 7,278,747.59 € për zbatimin e masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike” – thuhet në njoftim.

“Mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, që reflektojnë në faturat e konsumatorëve” – thuhet tutje në njoftim.

Kushtet dhe kriteret për të përfituar nga subvencionimi, Qeveria e Kosovë si kishte publikuar më 24 gusht të vitit të kaluar, përmes një vendimi.