Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qeveria ndan mbi 2.6 milionë euro për pagesën e specializantëve

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 2 milionë e 610 mijë e 100 euro, për të vazhduar pagesat për specializantët për 3 muajt e ardhshëm.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha që kjo kërkesë ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë.

“Kërkesa për pagesën e specializanteve për periudhën shtator – dhjetor 2022 në vlerë mbi 2 milion euro 610 mijë e 100 euro”- tha Kurti.

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se bëhet fjalë për një ndarje shtesë që të vazhdohet të mundësohet pagesa e specializantëve dhe të këtë hapësirë për hapje të vendeve për specializim që sipas tij janë të domosdoshme sa i përket sistemit shëndetësor.