Qeveria ndan mbi 1 milion euro për dëmet në bujqësi

Në mbledhjen e mbajtur sot Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dge Zhvillimit Rural për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë 1.867.107 euro.

Kjo vlerë e parave është ndarë për të kompensuar dëmet ekonomike të shkaktuara në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore.

Istogu, Peja, Obiliqi, Vitia, Kacaniku, Mitrovica, Prishtina, Drenasi, Skenderaj, Prizreni, Fushë Kosova, Shtimja, Podujeva, Mamusha, Leposaviqi dhe Gjilani, janë komunat të cilave do u kompensohen dëmet e shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore në periudhën janar – qershor 2020.