Qeveria

Foto: Denis Sllovinja

Qeveria ndan fonde për përmirësimin e pozitës së gruas në ekonomi

Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt-propozimin për planifikimin dhe zbatimin e Programit për Rimëkëmbje ekonomike.

Përkatësisht është miratuar masa 10 që ka të bëjë me mbështetje financiare për projektet dhe iniciativat që synojnë përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj tha se buxheti i Kosovës për këtë pikë synon përmirësimin e pozitës së gruas.

“Buxheti synon përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi, në vlerë prej 2 milionë euro”, tha Selmanaj.

Ndërsa ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se fillimisht do të ndahen 1 milionë euro nga Ministria e Financave

“Fillimisht do të ndahen 1 milionë euro dhe 1 milionë të tjera më vonë”, ka theksuar Bajrami.