Qeveria ndan 90 mijë euro për Programin për Diplomaci Qytetare

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për miratimin e Programit për Diplomaci Qytetare për të cilin do të ndahen 90 mijë euro.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky program ka për qëllim përfshirjen e diasporës në Kosovë.

“90 mijë euro për realizimin e këtij programi, ky program ka për qëllim përfshirjen aktive të diasporës në politike bërje dhe synon të forcojë lidhjen e saj me Kosovën, duke ju krijuar mundësi përfshirje të drejtpërdrejtë”, ka thënë ai.

Ndërsa ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se programi do t’iu ofrojë mundësi angazhimin në MPJD për gjashtë muaj.

“Është një program pilot, qëllimi është që ti përfshi mërgatën duke ju ofruar mundësi angazhimi në Ministrinë e Jashtme si pjesë e një program gjashtë mujor. Ky program synon ta forcoj lidhjen e mërgatës me Republikën e Kosovës”, ka thënë Gërvalla.