Foto: Gentiana Ahmeti/KALLXO.com

Qeveria ndan 50 euro shtesë për zyrtarët publikë edhe për muajin janar

Nga 50 euro shtesë në pagë do të ndahen për punëtorët e sektorit publik në muajin janar.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ka qenë premtim i Qeverisë që të paguhet kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave. Ky ligj pritet të hyjë në fuqi në shkurt.

“Ky propozim ka të bëjë edhe më shtesën në kuadër të pakos për përballje me inflacionin, pra siç kemi thënë se nuk do të lejojmë hendek deri në miratimin e Ligjit të pagave, kërkoj nga ju që ta miratoni shtesën prej 50 euro për punëtorët e sektorit publik” – ka thënë Murati.

Vendimi për të ndarë nga 50 euro për të gjithë zyrtarët publikë është marrë në muajin shtator, në kuadër të pakos për ta përballuar inflacionin.