Qeveria ndan 5 milionë euro për policen kufitare për mërgimtarët

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 5 milionë euro për pagesën e polices kufitare për mërgimtarët.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati.

Kjo shumë e ndarë do të subvencionoj policat kufitare deri më 31 dhjetor 2021. Polica kufitare që e marrin mërgimtarët do të vlejë për 1 muaj që nga hyrja në Kosovë.

Përveç pagesës për policën kufitare, qeveria ka ndarë edhe 3 milionë euro për subvencionimin e tarifave të garancisë për fondin për garanci kreditore.

“Ky propozim vendim është për zbatimin e masës 2.2 nga pakoja e ringjalljes ekonomike gjegjësisht mbështetja e bizneseve për qasje në financave… Për ndërtimin e ekonomisë më mirë se sa ishte përmes mbështetjes së bizneseve ne si ministri përmes këtij propozimi synojmë të ndajmë këto mjete”, tha Murati.

Sipas tij subvencionimi i këtyre tarifave prej 3 milion euro mundëson garantimin e rreth 86 milion euro kredi shtesë për bizneset.