Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qeveria ndan 4.5 milionë euro për blerjen e dronëve për FSK-në

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndahen 4.5 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes për blerje të dronëve.

Propozimin për ndarjen e këtyre fondeve e bëri para kabinetit qeveritar ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Në vijë me zotimin e Qeverisë nga mbledhja e kaluar paraqes para jush propozimin për ndarjen e mjeteve në shumën për 4.5 milionë eurove”, tha Murati.