Qeveria ndan 240 mijë euro për libra për nxënësit e shkollave fillore në Luginë të Preshevës

Qeveria e Kosovë ka ndarë 240 mijë euro për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënës shqiptarë të shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë të mbajtur të mërkurën, më 11.09.2024.

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se fondet do të ndahen në bazë të Ligjit për ndarjet buxhetore 2024, fondi për Luginë të Preshevës.

“Për pajisje me tekste shkollore të nxënësve shqiptarë të shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Qeveria do të ndaj 240 mijë euro për 3,708 nxënës. Kjo ndarje bëhet në bazë të memorandumit të nënshkruar”- ka thënë ai.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka thënë se 2,220 nxënës në Preshevë, 1,461 në Bujanoc dhe 27 në Medvegjë, edhe këtë vitin e ri shkollor e fillojnë me tekstet që do t’i ndihmojnë të ecin përpara.

“E fatkeqësisht Serbia edhe më tej nuk lejon në Luginën e Preshevës asnjë libër shkollorë në gjuhën shqipe për rreth 3 mijë nxënësit e shkollave të mesme me plan-programet e reformuara”- ka thënë ai në Facebook.