Qeveria ndan 20 milionë euro për subvencionimin e ndërmarrjeve publike

Qeveria në detyrë e Kosovës në një mbledhje të mbajtur sot ka miratuar  vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Pakos Emergjente Fiskale.

Me ndryshimin dhe plotësimin e vendimit në mbledhjen e sotme, janë ndarë 20 milionë euro për subvencionimin e ndërmarrjeve publike që kanë vështirësi financiare për shkak të situatës së krijuar nga emergjenca e shëndetit publik dhe me qëllim të sigurimit të likuiditetit të tyre.

“Këto subvencione mund të kushtëzohen me reduktimin e ndarjeve buxhetore për vitin aktual dhe për vitet në vijim për ndërmarrjet publike”, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.