Qeveria ndan 20 mijë euro për fëmijët e gruas që dyshohet se u vra nga burri i saj në Kamenicë

Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro për fëmijet e familjes Mavroqani nga Kamenica.

Ministrija e Financave, Hykmete Bajrami tha  se paratë do të shkojnë për 3 fëmijet e gruas e cila dyshohet se humbi jetën pas sulmit nga bashkëshorti i saj.

“Bëhet fjalë për tragjedinë në Kamenicë, ku bashkëshortja pas sulmit brutal ka humbur jetën, duke lënë pas vetës 3 fëmijë. Ne si ministri kemi mendu që t’i ndajmë 20 mijë euro, Komuna e Kamenicës ka gjetë donatorin për truall dhe shtëpi. Prindërve ju është ndërtu një shtëpi nga “Jetimat e Ballkanit” mirëpo psikologë dhe Qendra për Punë Sociale kanë rekomandu që të mos shkojnë aty fëmijët. Aty do të vendoset një familje tjetër në nevojë”, ka thënë ajo.

Dështimi në parandalim, i dyshuari për vrasjen e gruas e kishte rrahur edhe më parë me bisht të sëpatës