Qeveria ndan 15 mijë euro për familjen e policit të vrarë në Zhur

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen me 1 minutë heshtje me rastin e vdekjes e policit Sami Thaqi gjatë një aksioni anti-drogë në Zhur të Prizrenit.

Qeveria ka ndarë 15 mijë euro për familjen e Sami Thaqit.

Ndërsa për policët e lënduar në këtë operacion, Artur Mrasori dhe Jetmir Hasani, qeveria ka ndarë nga 10 mijë euro.