Qeveria ndan 105 mijë euro për strehimoret
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme online ka ndarë 105 mijë euro për 10 strehimoret në vend, të cilat ofrojnë shërbime për mbrojtje të fëmijëve, strehimin e viktimave të dhunës në familje dhe viktimave të trafikimit.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se për shpenzimin e këtyre mjeteve, strehimoret/OJQ-të, obligohen të dorëzojnë raporte narrative dhe financiare në Departamentin e Politikave Sociale dhe të Familjes dhe në Divizionin për Buxhet dhe Financa në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për problemet e strehimoreve në vend, kryesisht për mungesën e fondeve.
Kushtet në strehimoren e Mitrovicës ua pamundësojnë kthimin nga Prishtina viktimave të dhunës
Viktimat e dhunës rrezikojnë të mbeten në rrugë, strehimoret s`kanë para
.