Qeveria e Kosovës

Qeveria ndan 10 milionë euro për ‘tejkalimin e krizës energjetike’

10 milionë euro është shuma që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë sot, për tejkalimin e krizës energjetike.

Në njoftimin e Qeverisë, thuhet se kabineti qeveritar ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, për ndarjen e këtyre mjeteve, por që nuk tregohet saktë për çka do të shpenzohen.

“Kabineti qeveritar ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dhjetë milionë euro,për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme, me pikën e vetme të rendit të ditës, për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Siç bëhet e ditur nga Kuvendi, seanca do të fillojë në ora 12:00.

Kuvendi të hënën me seancë të jashtëzakonshme për energjinë elektrike