Ilustrim

Qeveria ndan 10 milionë euro për planin e veprimit për coronavirusin

Qeveria e Kosovës ka aprovuar planin për gatishmëri dhe reagim kundër Coronavirusit dhe Planin e veprimit.

Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë, tha që deri më sot nuk ka asnjë rast të coronavirusit në Kosovë.

“Deri në ditën e sotme, në laboratorin të gjithë rezultatet janë negative. Jemi duke i pritur edhe 5 ose 6 dhe po presim rezultatin në orët në vazhdim Kostoja e planit të veprimit ka kosto 10 milionë 13 mijë e 295.5  euro. Për ne coronavirusi paraqet një emergjencë kombëtare”, tha ai.

Hykmete Bajrami, ministre e Arsimit, tregoi për masat që janë marrë.

“Si ministri kemi marrë te gjitha masat. Kemi takim në ora 15 me të gjithë drejtoret e arsimit nëpër komuna. Kemi kërkuar furnizim me pajisje higjienike”, tha ajo.