Mbledhja e Qeverise Kurti II - 13.04.2021

Qeveria ndan 1.7 milion euro për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi, të periudhës 1 janar 2021- 16 nëntor 2021 në vlerë prej 1.7 milion euro.

“Ky është vendimi i dytë i Qeverisë për dëmet e fatkeqësive natyrore, i pari ka qenë në vlerë prej 1.3 milion euro. Deri më tani Qeveri ka ndarë 3 milion euro për dëmet në bujqësi “, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë se evidentimi i dëmeve është bërë nga komunat përmes komisioneve komunale, ku në rastet e caktuara ka pasur edhe komisione të përbashkëta me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë.

“Nga 30 drejtoritë përkatëse komunale janë raportuar dëme të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në vlerë prej 5.3 milion euro për 2 mijë e 540 fermerë. Ndërsa pas shqyrtimit të raportit janë kualifikuar 29 komuna me gjithsej 2mijë e 460 fermerë me shumë totale prej 4.6 milion euro. Sipas kualifikimeve si dhe duke u bazuar në buxhetin dhe mundësitë e parapara prej  1.7 milion eurove do t’u kompensohet dëmet në vlerë prej 36% të vlerës së dëmit për dallim prej viteve paraprake kur kjo vlerë ka qenë në 25%”, ka njoftuar Peci.

Tutje, ministri ka shtuar se dëmet që po kompensohen kryesisht janë në sektorin e hortikulturës, në fushë të hapur dhe në serra ku janë të përfshira 29 komuna; Hanit i Elezit, Kaçaniku, Klina, Juniku, Prishtina, Leposaviqi, Zveqani, Ranillugës, Vitisë, Shtimes, Kllokotit, Prizrenit, Ferizajt, Rahovecit, Obiliqit, Vushtrrisë, Suharekës, Mamushës, Gjilanit, Podujevës, Mitrovicës, Fushë Kosovës, Kamenicës, Gjakovës, Skenderajt, Drenasit, Graqanicës dhe Zubin Potokut.