Qeveria ndalon dasmat

Në mbledhjen elektronike të Qeverisë të mbajtur sot, janë ashpërsuar masat, për luftimin e përhapjes së COVID-19.

Sipas njoftimit, është marrë vendim që të ndalohen tubimet publike.

“Ndalohen të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Gjithashtu, Qeveria ka marrë vendim që të ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 5 personash në sheshe publike dhe në parqe.

Po ashtu, bëhet e ditur se duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit, ndalohet qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive të tyre në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pranuar rekomandimet e IKSHPK-së, për ndërmarrjen e masave të reja.

 

Qeveria ashpërson masat ndaj përhapjes së COVID-19