
(Ilustrim) Mbledhja e Qeverisë më 27.12.2024 - Foto: ZKM
Qeveria miraton vendimin për shpronësimin e pronave të paluajtshme për terminalin doganor në Merdarë
22.1.2025 - 22:55
Në mbledhjen e 246-të të saj, të mbajtur në mënyrë elektronike, Qeveria e Kosovës më 22.01.2025 ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronave të paluajtshme për nevojat e terminalit doganor në Merdarë.
Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit në një komunikatë të lëshuar për media sonte, më 22.01.2025.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të Terminalit Doganor Merdare, Komuna e Podujevës”- njofton ZKM.