Foto: ZKM

Qeveria miraton vendimin për shkëmbimin e personelit të forcave të sigurisë në mes Kosovës dhe Turqisë

Qeveria sot ka miratuar propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni,  për marrëveshjen në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë.

Sipas ministrit Quni, kjo marrëveshje ndërkombëtare parasheh shkëmbimin e stafit akademik, e komandantëve të njësive, të oficerëve të shtabit, zyrtarëve, ekspertëve, instruktorëve, këshilltarëve dhe mësuesve të gjuhëve amtare.

“Të dy palët kanë arritur një marrëveshje në lidhje me shkëmbimin e personit në mes të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes si dhe për detyrat, kompetencat dhe përgjegjësitë e shkëmbimit të këtij personeli”, tha ministri Quni në mbledhjen e Qeverisë.