Ilustrim

Qeveria miraton vendimin për rihapjen e xhamive dhe kishave

Në mbledhjen e 36-të të Qeverisë është miratuar vendimi i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për rihapjen e faltoreve.

Sipas njoftimit, Qeveria në detyrë e Kosovës me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë sipas të cilit ishin ndaluar tubimet në të gjitha hapësirat publike dhe private.

“Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara bëhet rihapja e xhamive dhe kishave për numër të reduktuar të besimtarëve në raport me sipërfaqet e këtyre faltoreve. Faltoret në këtë rast obligohen që t’ju përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe OBSh-së për ruajtje të distancës, përdorimin e maskave dhe të higjienës personale”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.