Qeveria miraton projktligjin për 100 milion euro kredi nga BE-ja

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se në mbledhjen elektronike të mbajtur sot  është miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së huasë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmën makro-financiare për Kosovën.

Vlera e kësaj ndihme është 100 milionë euro.

“Kjo ndihmë është aprovuar edhe në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, pas kërkesës së Qeverisë së Kosovës për ndihmë makro-financiare nga Bashkimi Evropian në lidhjen me pandeminë COVID-19 në prill të këtij viti.”, thuhet  në njoftim.

Kosova merr kredi 100 milionë euro nga BE-ja