Foto nga një mbledhje e kaluar e Qeverisë - Foto: ZKM

Qeveria miraton projektudhëzimin për funksionimin organizatave joqeveritare

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar projekt-udhëzimin për regjistrimin, funksionimin dhe ç’regjistrimin e organizatave joqeveritare.

Kryeministri i Kosovës, Albn Kurti ka thënë se ky projektudhëzim ka për qëllim të lehtësojë punën e organizatave joqeveritare, duke shtuar se OJQ-të përbëjnë një kategori të rëndësishme.

“Ky projekt udhëzim administrativ ka për qëllim që të thjeshtojë dhe lehtësoj procedurën e regjistrimit dhe funksionimit të OJQ-ve përmes metodave të reja dhe qartësimit të procedurës që duhet ndjekur. OJQ-të përbëjnë një kategori të rëndësishme” – tha Kurti.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra ka thënë e ky udhëzim administrativ është në funksion të zvogëlimit të barrës administrative për OJQ-të, duke ju ofruar shërbime në mënyrë digjitale.

“Ky udhëzim administrativ është në funksion të zvogëlimit të barrës administrative për OJQ-t duke ofruar shërbime në mënyrë digjitale që ndikojnë në zvogëlim të kohës dhe kostos gjatë regjistrimit, shuarjes, çregjistrimit, ndryshimin e të dhënave apo statusit të tyre kryerjes së punëve në mënyrë elektronike” – tha Dobra.