Foto nga një mbledhje e kaluar e Qeverisë - Foto: ZKM
Qeveria miraton projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes Kompakt me MCC
Sipas komunikatës për media të qeverisë, kabineti qeveritar ka aprovuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjes për zbatimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Raportin gjashtëmujor të Buxhetit për vitin 2022 si dhe Raportin vjetor financiar të rishikuar për vitin 2021.
Poashtu në këtë mbledhje, qeveritar ka bërë plotësim ndryshimin e vendimit Nr. 13/19 të datës 14 korrik 2021 me ndryshimet dhe plotësimet e bëra, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike.
Plotësimi dhe ndryshimi i vendimit i shton Masës 1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike edhe masën 1.8 – Skema “Qeveria për familjet”- për të cilën ndahen 10 milionë euro.
Në fillim të këtij muaji, Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) i SHBA-së, ka miratuar marrëveshjen Kompaktit prej 236,7 milionë dollarësh.
Qeveria e Kosovës në bashkëfinancim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës synon të investojë në bateri për ruajtjen e energjisë që do të shfrytëzohet nga KOSTT-i, në rastet e rënies së njësive të termocentraleve për balancim të sistemit të energjisë.
Programi Kompakt do të jetë në vlerë prej 234 milionë dollarëve dhe do të përfshijë dy projekte: rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet të lartë mbi 200 Mwh) dhe zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë.
SHBA e ndihmon Kosovën me 236,7 milionë dollarë: Do të investohen në energji