Qeveria miraton projektligjin për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Amandamentimin e Marrëveshjes Bilaterale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Dukës së Madhe të Luksemburgut për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se qëllimi i projektit është që të kontribuoj në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për përfitimet e popullatë së Kosovës përmes përmirësimin e kapaciteteve për planifikim, lidership dhe menaxhim në shëndetësi.

“Rezultatet e pritura janë rritja e kapaciteteve institucionale në sektorin e shëndetësisë dhe të përmirësoj shëndetin publik, të përmirësohet performanca dhe cilësia e shërbimeve në sektorin publik” tha Vitia në mbledhjen e Qeverisë.

Ky projektligj parasheh Projektin e bashkëpunimit për Zhvillim, Programi për mbështetje Shëndetësore.