
Qeveria miraton projektligjin për kredi me mbi 25 milionë euro për sigurimin e ujit
14.8.2020 - 17:07
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me Financimin e Programit – Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurimin e Ujit.
Projektligji synon të ratifikojë marrëveshjen e cila është nënshkruar më 13 korrik 2020.
Gjithashtu, projektligji në fjalë i siguron Kosovës një kredi në shumën prej 25,100,000 euro.